BallinaUncategorizedAsambleisti Drenori: Rrugët në gjendje të mjerueshme, kurse komuna e Drenasit ka...

Asambleisti Drenori: Rrugët në gjendje të mjerueshme, kurse komuna e Drenasit ka suficit buxhetor!

 

Asambleisti i PDK-së në Kuvendin Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, nuk është i kënaqur me qasjen e Komunës së Drenasit për mirëmbajtjen e rrugëve nëpër fshatrat e komunës.
Asamblisti Drenori ka shpehur shqetësimin në drejtim të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë për mos zbatim të vendimit për “mirëmbajtjen e rrugëve të nivelit të katërt me zhavor”.
Sipas Drenorit, në buxhetin e viti 2014 ishin ndarë mjete për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve, por që drejtoria nuk e ka zbatuar këtë vendim.
“Në buxhetin e vitit 2014, ishin paraprë të shpenzoheshin 10,000 Euro për mirëmbajtjen e rrugëve me gjendje të renduar në Komunën tonë.
Fatkeqësisht nga gjithë kjo shumë vetëm 3,996 Euro janë shpenzuar, dmth. 39% e shumës, duke lejuar që shuma tjetër prej 6,004 Euro të shkoj në suficit”, ka thënë Drenori për DrenicaPress.
Kuvendi komunal ka ngritur gjithashtu një grup joformal për të evidentuar rrugë në gjendje të rëndë, dhe për këtë komuna e Drenasit ka ndarë një buxhet prej 30.000 Euro.
“Grupi Joformal, i ngritur vitin e kaluar nga Anëtarë të Kuvendit Komunal, pas vizitave të shumta nëpër lokacione të ndryshme, kishte propozuar që intervenimi me zhavor në disa rrugë të behëj para vjeshtës (2014), mëqe gjendja e tyre ishte shumë e rendë dhe ato rrugë si të tilla në dimër do behën të pa kalueshme.
Ai Grup kishte kërkuar që buxheti për vitin 2015 të ngritëj për këtë çështje (zhavor) dhe pas koncenzusit në Kuvend, shuma për këtë vit do jetë 30,000 Euro për zhavor. Që në zberthim, kjo shumë duhej të ishte e mjaftueshme të intervenohej në të gjitha lokacionet e Komunës sonë në rrugët e identifikuara si rrugë me gjendjë të renduar për kalim”, ka shtuar Drenori.
Por Drenori thotë se duke u bazuar në punën e Drejtorisë për vitin që shkoi, është skeptik në implementimin e shumës së ndarë nga komuna.
“Mirëpo, nga kjo që ka ndodhur këtë vit, që më tepër së 60% e parave të ndara për zhavor mos të investohet fare, kam dronë time në implementim të shumës së cekur më lart për këtë vit.”
Asambleisiti Drenori nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Ai në mbledhjen e radhës së Kuvedit Komunal do të kërkoj llogari nga kryetari për lëshimet në këtë fushë.
“Duke u nisur nga këto fakte, në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal do kërkojmë llogari dhe konsekuenca nga Kryetari për leshimet në këtë fushë.
Në vendet me demokraci të zhvilluar dhe me Përfaqesues të përgjegjshëm dhe llogaridhënes do pasonin dorëheqjet e Zyrtarëve përgjegjës, për mos menaxhim të mirë të punës”, ka bërë të ditur Drenori.
- Advertisement -