Arsenali nis negociatat për vazhdimin e kontratave për dy yjet e skuadrës
dp

Lexo edheBarcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Arsenali ka nisur negociatat për rinovimin e kontratave me dy nga lojtarët kyç të skuadrës, Declan Rice dhe Jurrien Timber.
Drejtuesit e klubit londinez po punojnë për të siguruar të ardhmen afatgjatë të dy futbollistëve, të cilët konsiderohen pjesë e rëndësishme e projektit të trajnerit, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimeve, të dy lojtarët janë në mesin e prioriteteve për rinovim që nga viti i kaluar, menjëherë pas marrëveshjes së re të arritur me yllin anglez Bukayo Saka.

Lexo edheBarcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro
Mesfushori anglez Declan Rice raportohet se është shumë i lumtur te klubi dhe aktualisht është në bisedime me drejtuesit e Arsenalit për të përcaktuar kushtet e kontratës së re. Klubi synon ta shpërblejë paraqitjen dhe rëndësinë e tij në skuadër me një marrëveshje të përmirësuar.
Ndërkohë, edhe mbrojtësi holandez Jurrien Timber është pjesë e planit të klubit për të ardhmen, me Arsenalin që dëshiron të sigurojë qëndrimin e tij në “Emirates” për një periudhë më të gjatë./IndeksOnline/