Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro
dp

Lexo edheShqipërisë s’i ‘lejohet’ të luajë me fanellën e parë në ndeshjen ndaj Polonisë

Sipas raporteve nga mediat sportive, negociatat për transferimin e tij po fitojnë vrull, ndërsa çmimi i mundshëm i kartonit llogaritet rreth 40 milionë euro. Vlera e tregut të lojtarit aktualisht është 42 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Agjenti i Vušković, Pini Zahavi, i njëjti që përfaqëson edhe Hansi Flick dhe Robert Lewandowski, po luan një rol kyç në negociata.
Luka Vušković, i lindur më 24 shkurt 2007, ka bërë një sezon të spikatur me Hamburgun dhe konsiderohet një nga mbrojtësit më premtues në Europë, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha për një transferim të mundshëm gjatë verës./lajmi.net/

Lexo edheShqipërisë s’i ‘lejohet’ të luajë me fanellën e parë në ndeshjen ndaj Polonisë