BallinaLajmeArrijnë 7 mijë teste për Covid-19 në Kosovë

Arrijnë 7 mijë teste për Covid-19 në Kosovë

Të ngjajshme

Dalin në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në...

Raportohet vdekja e një mërgimtari në një aksident trafiku në Kroaci- po vinte në Kosovë

Faqja “Deçani”, njofton se gjatë rrugës për në vendlindje,...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thërret konferencë për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se...

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti...

Rreth 7 mijë teste të reja që shërbejnë për të testuar pacientët që dyshohen se janë infektuar me coronavirus (COVID-19), kanë arritur në Kosovë.

Materialet tanimë janë në Kosovë dhe ato mund të shrytëzohen nga Instituti Kombëtar Shëndetësor Publik.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për IndeksOnline.

Në përgjigje thuhet se edhe pa këto teste, IKSHP ka pasur në dispozicion rreth një mijë teste, kurse me këto do t’i plotësonte nevojat.

“Ministria ka realizuar kontratën për furnizim emergjent për material laboratorik për testime në SARS-Cov 2 për Korona virus dhe nga kompania që e ka fituar tenderin jemi njoftuar se ajo prej sot ka filluar me liferimin e materialeve për testime me RT-PCR për Laboratorin e Mikrobiologjise Molekulare.

Pra, materialet janë në Kosove dhe ato mund të shfrytëzohen nga IKSHPK për të kryer testet e nevojshme në mostrat e dyshimta për Covid-19.

Edhe pa këto teste, IKSHP ka pasur në dispozicion rreth një mijë teste, kurse me këto do t’i plotësoj nevojat në këtë fazë të menaxhimit të situatës epidemiologjike me Covid 19 në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke tentuar që të siguroj edhe dy barëra, Rendecivir dhe Favir-Priravir, që kanë dhënë efekt të mirë gjatë trajtimit së coronavirusit.

Por, Naim Bardiqi, sekretar i përgjithshëm në MSH për IndeksOnline ka thënë se nuk kanë asgjë konkrete për kërkesat për furnizim, nga kompanitë prodhuese dhe nga Ambasada e Japonisë.

“Për remdesivir dhe favipiravir akoma nuk kemi asgjë konkrete nga kërkesat që kemi dërguar!”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz