Kos: Periudha e ardhshme, definuese për Kosovën dhe për tërë Ballkanin Perëndimor
dp

Lexo edheKurti në Samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Mal të Zi.
Në fjalën e saj para mediave, Kos tha se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë përcaktues për Kosovën, Shqipërinë, Serbinë e sidomos Malin e Zi.
“Do të kemi javë dhe muaj që do të jenë përcaktues, sidomos për Malin e Zi, drejt përmbylljes së proceseve të integrimit. Kemi edhe zgjedhjet të dielën në Serbi. Janë [javë] definuese për Shqipërinë për ta ruajtur shtegun e tyre të integrimit, por është edhe zgjedhje definuese edhe për Kosovën, në kuptimin e përmbajtjes kundrejt të drejtës ndërkombëtare dhe obligimeve ndërkombëtare që ka marrë përsipër”, u shpreh Kos.

Lexo edheKurti në Samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE