Ambasada në Ankara ka një njoftim për kosovarët e mbetur në Turqi
03
Lexo edheGrenell thyen heshtjen, sonte jep intervistë në një televizion kosovar
Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë mbetur në Turqi, për shkak të situatës së krijuar nga masat kundër COVID-19, dhe që për arsye të ndryshme nuk kanë mundësi të qëndrojnë edhe më tutje jashtë vendit, të kontaktojnë Ambasadën në Ankara ose Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, për t’u regjistruar në listën e qytetarëve që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.
Njëkohësisht, kjo ambasadë kërkon nga qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e manipulimeve eventuale qoftë nëpër rrjete sociale apo forma të tjera për gjoja mënyra të tjera të organizimit të kthimit të tyre në Kosovë.

Lexo edheGrenell thyen heshtjen, sonte jep intervistë në një televizion kosovar