back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeArreston 4 persona për veprën penale "mundësim ose detyrim në prostitucion"

Arreston 4 persona për veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ) në Ferizaj, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha aktivitete kriminale, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj ka realizuar një kontroll në një lokal nën dyshimin e bazuar për veprimtari të kundërligjshme.

Me këtë rast NJHTQNJ-ja ka bërë arrestimin e katër personave, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale: ,,mundësim ose detyrim në prostitucionit” dhe ,,ofrim i lokalit për prostitucion”.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

  • R. B.                      lindur me 1966                     m/sh/k
  • G. Sh.                    lindur me 1993                     m/sh/k
  • A. Sh.                    lindur me 1983                     m/sh/k
  • S. R.                      lindur me 1960                     m/sh/k

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalim për 48 orë ndaj të dyshuarve të arrestuar.

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz