BallinaLajmeArrestohet pasi nuk ua bënte analizat në spital, por i dërgonte në...

Arrestohet pasi nuk ua bënte analizat në spital, por i dërgonte në laboratorin e tij privat

Të ngjajshme

​Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”

Është kthyer në rigjykim nga Apeli rasti i njohur...

Düsseldorf më afër se kurrë me PrishtinaTicket

Udhëtimi drejt Düsseldorf-it tashmë bëhet më i thjeshtë se...

Liga e Kampionëve kusht për Juventusin që t’i ruajë tre yjet e skuadrës

La Gazzetta dello Sport raporton se Juventus do të...

Kundërshtarë në fushë, dy yjet e Kosovës bëhen bashkë pas ndeshjes

Ausburg dhe Heffenheim u përballën mbrëmë në Bundesligën gjermane,...

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se është arrestuar i pandehuri A.Sh,  pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas prokurorisë i pandehuri A.Sh, në cilësinë e personit zyrtar, laborant në Laboratorin e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, e ka keqpërdorur detyrën zyrtare,  ashtu që gjatë orarit të rregullt të punës në spital nuk u ka shërbyer pacienteve të cilët kanë kërkuar shërbim në Laborator, sipas udhëzimeve të mjekëve por, të njëjtit i ka dërguar për analiza në laboratorin e tij privat që gjendet në Gjakovë.

Me këto veprime i pandehuri A.Sh, ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

Me vendim të Prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe pritet që në afatin ligjor të ushtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz