Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestohet një zyrtare policore, dyshohet se përdori bazën e të dhënave për...

Arrestohet një zyrtare policore, dyshohet se përdori bazën e të dhënave për regjistrimin e një serbi

Të ngjajshme

Një person gjendet i vdekur në banjon e HIB Petrol në Komoran

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Komoran,...

Diant Ramaj mund të përfundojë te Heidenheimi në formë huazimi nga Dortmundi

Sipas Florian Plettenberg, Borussia Dortmund dhe FC Heidenheim janë...

Psd Gwyneth Paltrow u mërzit nga martesa e Brad & Jennifer?

Gwyneth Paltrow u ndje “e trishtuar” kur mësoi që...

Konfirmohet vdekja e një personi nga arma e zjarrit në Prizren

Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë e Prizrenit, tha se...

Hetuesit e Inspektoratit Policor kanë arrestuar një zyrtare policore policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Glloboçicë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore, IPK thotë se dyshohet se zyrtarja policore duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar dhe regjistruar në sistemin të dhënat e një qytetari, shtetas i Republikës së Serbisë.

Sipas njoftimit, qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar kurse dyshimet janë se zyrtarja policore ka bërë këtë regjistrim që të vërtetonte nëse shtetasi i Republikës së Serbisë ishte apo jo në kërkim policor.

Me vendim të prokurorit të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit