back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeArrestohet një polic për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e...

Arrestohet një polic për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”

Të ngjajshme

Djali i Carlo Ancelottit mund të bëhet trajner i klubit nga Serie A

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Alberto Gilardino është pranë...

U gjet bakteries e rrezikshme, hiqet nga tregu ky produkt i qumështi për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar...

KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim votash

Derisa edhe pak ditë e ndajnë vendin nga zgjedhjet...

Serbët e Kosovës përballë zgjedhjeve- Asociacioni, siguria, mbijetesa…

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, liria,...
- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës përmes rrugëve operative kishte pranuar disa informacione lidhur me dyshimet e kryerjes së veprës penale ““Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge””nga një zyrtar policor.

- Advertisement -

Pas verifikimit të këtyre informacioneve nga hetuesit e IPK-së të njëjtit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Pas një hetimi disa mujor dhe aplikimit të masave të fshehta me autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, më 07.10.2018, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës së kanë arrestuar një zyrtar policor.

Arrestimi i zyrtarit policor B.J (punonjës i stacionit policor në Ferizaj)është bërë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” e paraparë me nenin 273 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjatë kontrollit të detajuar, tek i dyshuari janë gjetur një sasi prej mbi 500 gram e substancës që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit kokainë.
Zyrtarit policor të arrestuar me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Po ashtu me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës është suspenduar edhe një zyrtar policor-  punonjës në Stacionin Policor Kufitar Vërmicë lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, sepse i njëjti nuk e kishte regjistruar në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës  tani të arrestuarin gjatë hyrjes së tij në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz