Arrestohet një person në Vushtrri për posedim të narkotikëve, kapet me mbi 10 gram marihuanë
dp

Lexo edhePanelisti me gjuhë vulgare ndaj Grida Dumës: “Fute gishtin ku të duash…” Moderatorja përzë nga studio Alfred Lelën

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në orët e pasdites, kur zyrtarët policorë kanë identifikuar një kundërvajtës në trafik. Pavarësisht sinjalizimit për ndalim, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur, duke detyruar policinë të ndërmarrë një ndjekje të shkurtër.
Pas ndalimit të automjetit, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10.8 gram.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lexo edhePanelisti me gjuhë vulgare ndaj Grida Dumës: “Fute gishtin ku të duash…” Moderatorja përzë nga studio Alfred Lelën
Pas procedurave dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”./lajmi.net/