back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestohet një person në Vermicë, kapet me armë dhe municion në kamion

Arrestohet një person në Vermicë, kapet me armë dhe municion në kamion

Të ngjajshme

E vendosën këtë tabelë, në Gjermani, vetëm në 13 vende, a e dini kuptimin e saj?

Shenja më e rrallë rrugore në Gjermani është vendosur...

Ilir Murtezaj ia dorëzon postin e drejtorit të ATK-së Mentor Hysenit

Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) sot është mbajtur...

Bajrami: Kosova ka të drejtë të monitorojë proceset në Hagë, s’është ndërhyrje

Profesori universitar, Arsim Bajrami, ka thënë se Kosova ka...

Një person është arrestuar nga autoritetet doganore dhe policore në Terminalin Doganor të Vermicës, pasi gjatë kontrollit të kamionit të tij është zbuluar një armë zjarri dhe municion.

Sipas raportit zyrtar, i dyshuari, mashkull kosovar, kishte në posedim një pistoletë dhe 100 fishekë, të cilat janë sekuestruar menjëherë nga policia.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për eksport, import, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të kamionit të tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 100 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz