Arrestohet një person në Mazgit, kapet me armë pa leje dhe prezantohet rrejshëm si pjesëtar i FSK-së
dp

Lexo edheTahiri: Kurti mund ta pengojë financimin e mbrojtjes, por nuk mund ta pengojë kurrë lirimin e çlirimtarëve tanë

Sipas autoriteteve, rreth orës 18:20, i dyshuari, një mashkull kosovar, është ndalur nga policia derisa po qarkullonte me një veturë me targa vendore, raproton lajmi.net
Gjatë kontrollit rutinë, zyrtarët policorë kanë zbuluar një armë zjarri, e cila më pas është konfiskuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte ndaluar nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë. I dyshuari ishte prezantuar si person zyrtar- pjesëtarë i FSK-së, por është verifikuar dhe ka rezultuar se i njëjti nuk është pjesëtar i FSK-së”, tha Policia./Lajmi.net/

Lexo edheTahiri: Kurti mund ta pengojë financimin e mbrojtjes, por nuk mund ta pengojë kurrë lirimin e çlirimtarëve tanë