Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në Prishtinë, pasi dyshohet të ketë kryer vjedhje të rëndë.
Sipas njoftimit të policisë, personi në fjalë dyshohet të ketë vjedhur dy qenë gjuetie, shkruan IndeksOnline.
Vjedhja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Sharban.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”./IndeksOnline/