Arrestohet një burrë në Prishtinë, e shtyu kunatën dhe e largoi nga shtëpia
dp

Lexo edheRadoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë larguar së bashku nga Serbia, drejt Kirgistanit dhe Moskës

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 18:30, kur një grua ka denoncuar kunatin e saj, të cilin e akuzon se pas një mosmarrëveshjeje verbale e ka shtyrë me dorë dhe e ka larguar nga shtëpia.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 23.11.2026-18:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me kunatin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e kishte shtyrë me dorë duke e larguar nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.
Lexo edheRadoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë larguar së bashku nga Serbia, drejt Kirgistanit dhe Moskës