back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestohet një 18-vjeçar, dyshohet se shpërndante drogë në plazhin e Durrësit

Arrestohet një 18-vjeçar, dyshohet se shpërndante drogë në plazhin e Durrësit

Të ngjajshme

Xavi refuzon ofertën për të menaxhuar një kombëtare

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dëshiron t’i përmbahet planit...

14 vjet nga rënia e heroit Enver Zymberi, nesër një mori aktivitetesh

Nesër bëhen 14 vjet prej kur heroikisht në Zubin...

Është arrestuar një 18-vjeçar, pasi i njëjti dyshohet se shpërndante drogë në plazhin e Durrësit.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestrua lëndë narkotike.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zona”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në këtë zonë. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi: K. K., 18 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës”.

“Ky shtetas u kap në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe qese farmaceutike, të dyshuara për paketimin e lëndës narkotike. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit K. K. iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

- Advertisement -

Të Fundit