Arrestohet në Tiranë 35 vjeçari që ishte i dënuar në Itali për trafik droge e organizatë kriminale
dp

Lexo edhePolicia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Në operacionin e koduar “Operacionalja 92” u arrestua në lagjen “Vasil Shanto” shtetasi Kol Bushpepa alias Sokol Bushpepa, 45 vjeç, banues në Rrëshen.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit, Itali, e ka dënuar me 5 vite, 3 muaj e 10 ditë, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur 4 vite e 18 ditë burgim.
Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.

Lexo edhePolicia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren