Arrestohet i moshuari që përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren në Pogradec
dp

Lexo edheAktakuzë ndaj B.T – Akuzohet se gjatë periudhës 98-99, si gardian ka maltreguar të burgosurit shqiptar në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit

Siç thuhet në njoftimin zyrtar, e mitura ka rrëfyer në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit se në gusht të këtij viti, shtetasi R.S., ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj në banesën e tij në fshatin Piskupat.
Më i rëndë akoma është fakti se e mitura është shtatzënë.
Siç raporton Tv Klan, 67 vjeçari kishte njohje familjare me familjen e 12 vjeçares. Ai dyshohet se e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që të mos e tregonte ngjarjen.

Lexo edheAktakuzë ndaj B.T – Akuzohet se gjatë periudhës 98-99, si gardian ka maltreguar të burgosurit shqiptar në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit
Rasti ishte evidentuar pasi vajza kishte pësuar ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Aty u konfirmua edhe shtatzënia.
Vijojnë hetimet për rastin tronditës.