back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeAktakuzë ndaj B.T – Akuzohet se gjatë periudhës 98-99, si gardian ka...

Aktakuzë ndaj B.T – Akuzohet se gjatë periudhës 98-99, si gardian ka maltreguar të burgosurit shqiptar në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit

Të ngjajshme

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet B.T, për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, B.T, derisa kryente detyrën e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, bashkë me gardianë të tjerë, gjatë periudhës 1998-1999, me dashje, ka shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur përkatësisht, kohës së luftës në Kosovë.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se, në mënyrë sistematike, ata i kishin maltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore me mjete të ndryshme, si shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dhunë psikike. I pandehuri, në bashkëkryerje, i kishte lënë të burgosurit pa ushqim për ditë të tëra, i kishte kanosur seriozisht për jetën dhe, si pasojë e rrahjeve të vazhdueshme dhe trajtimit ç’njerëzor, ata kanë pësuar gjendje ankthi dhe frike të vazhdueshme. Këto veprime sanksionohen sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës, Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, ka thënë Prokuroria Speciale e Prokurorisë Speciale. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz