back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeArrestohet i dyshuari për vrasjen e djalit të axhës në Pejë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djalit të axhës në Pejë

Të ngjajshme

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në Ibër-Lepenc

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Është arrestuar F.B , i dyshuari për vrasjen e djalit të agjës në fshatin Novosellë të Pejës, që ndodhi disa ditë më parë.

I dyshuari ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa ishte në kërkim nga njësi të shtuara të policisë.

Një ngjarje tragjike kishte ndodhur të shtunën në Novosellë të Pejës, ku në një konflikt për çështje pronësore Bashkim Brahimaj dyshohej se ishte vrarë nga djali i axhës së tij.

Rastin për arrestimin e tij për “Zërin” e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Po është arrestuar i dyshuari sonte rreth orës 22:00. Ai është arrestuar në afërsi të zonës ku ka ndodhur vrasja”, tha Gashi.

Në raportin e Policisë thuhej së në Fshatin Novosellë të Pejës, më 24.04.2021, në orën 14:40 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar.

“Në vendin e ngjarës kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, pajisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm”, thuhej në njoftimin e Policisë në lidhje me atë ngjarje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz