BallinaLajmeArrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë në Vushtrri

Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë në Vushtrri

Të ngjajshme

Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejdukshëm, synon zgjedhjet në korrik

Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim...

Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-në për tubacion e gaz amerikan

Ambasada e SHBA’së në Bosnje e Hercegovinë ka njoftuar...

Bayern një ”fantazmë” për PSG-në, statistikat e vërtetojnë këtë

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve. PSG...

Aksident me të lënduar afër QMF-së në Komoran (Video)

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur...

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte në kërkim, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ishte raportuar më 27 nëntor 2025 në Stacionin Policor në Vushtrri, ku një person i dyshuar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të ankuesit. Si pasojë e të shtënave, lëndime kishte pësuar një anëtare e familjes së ankuesit, e mitur, raporton lajmi.net

Njësitet policore kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit kishin gjetur dy gëzhoja. Po ashtu, gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit, policia kishte gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë, e cila dyshohet se është përdorur në rast, si dhe 14 fishekë. Rasti ishte iniciuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.

Pas veprimeve intensive hetimore, më 19 dhjetor 2025, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin, një 58-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz