Arrestohet edhe një person i përfshirë në plagosjen në “Duplex”

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme e ka arrestuar K.K (emër i njohur për redaksinë), i cili ishte i përfshirë në një incident më 13 nëntor të vitit 2019.
K.K, është arrestuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”. Këtë për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Po, ju konfirmoj se gjatë një operacioni policor, personi i potencuar nga ana juaj sot pasdite bazuar ne urdhëresën e gjykatës kompetente është arrestuar, dhe të gjitha veprimet tjera do te ndërmerren ne koordinim me organet kompetente te drejtësisë”, ka thënë Hoxha për Gazetën Sinjali.

Lexo edheViktimat nga coronavirusi, Italia e kalon Kinën
Në nëntor të vitit 2019, kishte ndodhur një konflikt i armatosur në diskotekën “Duplex”. Në këtë incident, kishin mbetur të plagosur katër pjesëtar të sigurimit të lokalit. Të përfshirë në këtë rast dyshohen të kishin qenë Astrit Mehmeti i njohur me nofkën “Llepota”, por edhe Ard e Andi Pajaziti, të cilët ishin liruar muajin nëntor pasi fillimisht ishin arrestuar nga Policia e Kosovës./Gazeta Sinjali/














