Arrestohet biznesmeni i famshëm serb, u përpoq të transferonte miliona euro në Maqedoni të Veriut e Rusi!
dp

Lexo edheTë miturit në Zvicër mund të blejnë cigare elektronike online, ngrihet alarmi për kontrollet e moshës

Sipërmarrësi serb Davor Macura , pronar i Alta Bank dhe një biznesmen i afërt me Partinë Progresive Serbe (SNS), u arrestua të hënën në mëngjes.
Arrestimit të tij i parapriu një kontroll i gjerë policor në ambientet e bankës “Alta”, i cili zgjati më shumë se 30 orë.
Të shtunën, Banka Kombëtare e Serbisë (NBS) i revokoi licencën Alta Bank për të vepruar, pas së cilës filluan procedurat e falimentimit kundër saj. Vendimi u mor vetëm pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare më 25 tetor, në të cilat SNS humbi pushtetin pas 14 vjetësh.

Lexo edheTë miturit në Zvicër mund të blejnë cigare elektronike online, ngrihet alarmi për kontrollet e moshës
Sipas informacioneve të mëparshme jozyrtare, Alta Banka u përpoq të transferonte dhjetëra milionë euro nga Serbia jashtë vendit, përfshirë Rusinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas zgjedhjeve./Indeksonline/