Operacioni i fundit është realizuar mbrëmë nga njësitet policore të Obiliqit, me ç’ rast janë arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, në fshatin Marash të komunës së Obiliqit.
Rasti ka ndodhur, në zonën e KEK-ut, saktësisht në shiritin transportues, ku tre personat e dyshuar, kanë mbushur një kamionetë me thëngjill dhe të njëjtit derisa po të tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes janë arrestuar nga ana e policisë. Gjithashtu nga ana e policisë është sekuestruar edhe kamioneta (Ford Tranzit me targa Republikës së Kosovës) e cila ka qenë e mbushur me thëngjill.
Personave të arrestuar: B. G, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, B. M, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A. M, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes Vlen të përmendet se personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë , për raste (mbi 40 raste) të natyrës së njëjtë.( vjedhje, vjedhje të rënda, Grabitje etj).