HomeLajmeArrestohen tre persona në Mitrovicë, Prokuroria: Gjatë kontrollit në veturë iu gjetën...

Arrestohen tre persona në Mitrovicë, Prokuroria: Gjatë kontrollit në veturë iu gjetën 26 kg marihuanë

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Novosellë të Pejës

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e...

1635 shoferë kapen në tejkalim shpejtësie brenda një muaji në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 1,635 gjoba...

Përgatituni për rikthimin e afërt të El Niños, paralajmëron OKB-ja

Bota duhet të përgatitet për rikthimin e afërt të...

Aprilia dominon me dy vendet e para – Bezzecchi fiton në Mugello

Marco Bezzecchi u rikthye te fitorja në MotoGP, duke...

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona për shkak se gjatë kontrollit të një veture u janë gjetur 26 kg marihuanë.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda njofton opinionin publik se mëngjesin e sotëm datë 1 qershor 2026, janë arrestuar tre (3) persona, për shkak që gjatë të kontrollit në një veturë janë gjetur dhe sekuestruar rreth njëzetë e gjashtë (26) kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë”, njoftoi Prokuroria.

Tre personat janë ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë, njoftoi Prokurororia, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“.

Subastanca narkotike është sekuestruar, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor, për të ndaluarit do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz