Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në Kanal 10 ka folur për skandalin për blerjen e energjisë nga kompania serbe EFT-ja që udhëhiqet nga Vuk Hamoviqi.
Kurti pretendon se nuk ka asgjë të vërtetë aty, transmeton lajmi.net.
“Nuk ka asgjë të vërtetë aty. Të gjitha janë dezinformata. Në të kaluarën është e vërtetë që EFT, një kompani serbe me pronar Vuk Hamoviqin, i ka shitur energji Kosovës atëherë kur ka qenë drejtor i KEK-ut, Njazi Thaçi.”
“Sa jam unë kryeministër, nuk e vazhdon avazin e vjetër siç po thoni ju EFT-ja dhe Vuk Hamoviqi. Ne në Kosovë e kemi KEDS-in dhe KESCO-n.”
“E kanë sqaruar gjerë e gjatë, ministrja Artane Rizvanolli dhe deputeti ynë Armend Muja se s’ka asgjë të bëj me të vërtetën aty. Kur e kanë parë që ato janë dezinformata, kanë filluar të thonë se e kanë bërë me një kompani nga Shqipëria NOA. Une fare nuk e di se kush është kjo kompani. Për këtë mund të kërkohet përgjigja duke bërë pyetje në Tiranë. Çfarë kam të bëj unë me atë kompani?”
“Nëse dikur i kanë fituar miliardat, ti po thua tash a i kanë fituar centat. Le ta shikojmë me ZRRE-në çka ka ndodhur. Ka mundësi që ka pasur transmetim të energjisë nga Serbia në Kosovë në një vend tjetër, por kjo nuk do të thotë që ne kemi blerë energji elektrike. EFT-ja nuk fiton fare në Kosovë. Për këtë garantoj. Vuk Hamoviqi nuk fiton në Kosovë. Shikoni konferencat e Artane Rizvanollit dhe Armend Mujës, të gjitha përgjigjet i keni aty. Nuk mund të keni pyetje që s’e gjeni përgjigjen aty.”, tha ai./lajmi.net/