BallinaRegjionaleArrestohen dy persona të dyshuar për grabitje në Vushtrri

Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje në Vushtrri

Policia e Kosovës me datën10 korrik 2019,pas raportimit senë rrugën “Hamit Hyseni” në Vushtrri, në një filial mikrofinanciarka ndodhur një grabitje, ka arritur që të bëjë arrestimin e dy personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘grabitje’.

Nga informacionet e para të siguruara thuhej që grabitja ishte kryer nga dy persona të maskuar dhe nën kërcënimine armës së ftoftë (thikës)nga viktima punëtorenë filial kanë grabiturnjë shumëprej 250€, duke ikur në drejtim të panjohur.

Mbi bazën e informacioneve fillestare njësitet policore në Vushtrri, nëmbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë, njësisë së qenve K9 dhehetimeve rajonale, në bashkërendimkanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative-hetimore, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar,kupas dy orëhetimi dhe kërkimi në dy lokacione të ndryshmeështë arritur që të identifikohen dhe të arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penalegrabitje:

  • H., 20 vjeç,shtetas i Republikës së Kosovës
  • Z.,21 vjeç,shtetas i Republikës së Kosovës

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një thikë dhe një maskë.

Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.