back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeArrestohen dy persona për plagosjen e Azem Vllasit

Arrestohen dy persona për plagosjen e Azem Vllasit

Të ngjajshme

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me rastin e plagosjes në Prishtinë

 Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet:

Sot rreth orës 08:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me rast të cilësuar si vrasje në tentativë, ku  nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: (A. V, mashkull, 68 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, ku në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me AKI-në ka bërë lokalizimin e personave të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, lidhur me rastin në fjalë janë arrestuar deri tani dy (2) persona të dyshuar, ku njëri prej tyre (M. J. Viti 1956) dyshohet se është kryerësi i kësaj vepre, ndërsa personi i dyshuari i dytë është (A. LL. viti 1964).

Po ashtu Policia e Kosovës  ka arrite ta gjejë edhe armën (revole) e cila dyshohet se është  përdorur në rast (së bashku me silenciator), e cila është sekuestruar si provë materiale. Njësitet policore janë në realizim e sipër të hetimeve intensive lidhur me rastin, ku kanë kryer bastisje në lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe disa dokumentacione dhe dëshmi tjera relevante që ndërlidhen me rastin.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve të saja ligjore dhe kushtetuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz