Arrestohen dy persona në Prishtinë dhe Suharekë për mashtrim online dhe krime kompjuterike
dp

Lexo edheKy është çmimi i naftës e benzinës për sot dhe nesër

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë vepruar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete ose persona të tjerë. Ata, përmes platformave online dhe thirrjeve telefonike, kanë mashtruar qytetarë në shtete të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Gjatë operacionit policor janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë 10 vetura, 15 kompjuterë, 4 telefona celularë, 2 laptopë, 4 pajisje USB dhe 48,700 euro para të gatshme. Po ashtu janë konfiskuar edhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente. /Lajmi.net/

Lexo edheKy është çmimi i naftës e benzinës për sot dhe nesër