back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaBotëNdërtohet teli i dytë me gjemba në kufirin Hungari-Serbi

Ndërtohet teli i dytë me gjemba në kufirin Hungari-Serbi

Të ngjajshme

Gjermania ka gati 350 miliardë euro për tu shndërruar në superfuqi ushtarake

Ministria gjermane e Mbrojtjes paraqiti plane prokurimi me vlerë...

Aksidentohet me familje aktori i njohur

Aktori Dylan Walsh i njohur më së miri për...

Zhduket ish-zëvendësdrejtori i AKSHI-t, denoncimi bëhet në polici nga familja

Familjarët e Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Agjencisë...

Hungaria ka përfunduar me vendosjen edhe të pjesës së dytë të telit me gjemba përgjatë kufirit me Serbinë, konfirmoi Zëvendësministri i Brendshëm i këtij vendi Karoly Kontrata, raporton Anadolu Agency (AA).

Kontrata në një konferencë për media në Budapest, tha se pjesa tjetër e telit me gjemba përgjatë kufirit me Serbinë është vendosur sipas vendimit të Qeverisë së Hungarisë.

Ai gjithashtu theksoi se në bazë të masave që kanë ndërmarrë deri më tani, emigrantët po mbahen larg nga kufiri hungarez.

“Në shkurt të këti viti kemi nisur vendosjen e telit me gjemba në një gjatësi prej 155 kilometrash. Këtë e përfunduam me sukses, janë angazhuar 150 ekspertë dhe 700 të burgosur”, ka thënë Kontrat.

Hungaria pjesën e parë të telit me gjemba e pati vendosur në fund të vitit 2015, kur kriza e refugjatëve në Evropë ishte në kulmin e saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz