Arrestohen 2 persona në Drenas, penguan dhe sulmuan personin zyrtar në kryerje të detyrës
03

Lexo edheDrenas, falja u bë me veshje kombëtare

Policia e Kosovës ka bërë të diture se ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar në Drenas, të cilët pas një mosmarrëveshje e kishin penguar dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar i cili në atë moment kishte qenë duke bartë me automjet zyrtar disa persona të cilët ishin trajtuar në shtëpinë e shëndetit për shkak të lëndimeve në aksident trafiku.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar si pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe lëndim i lehtë trupor. /Drenica Press/

Lexo edheDrenas, falja u bë me veshje kombëtare