back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestimi i zyrtarëve të komunës së Gjakovës, reagon Gjini

Arrestimi i zyrtarëve të komunës së Gjakovës, reagon Gjini

Të ngjajshme

​Arbër Ademi nga AKI: Në Çashkë shkruhet historia, për herë të parë një kryetar shqiptar

Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, ka...

Mikroplastikat e paketimit të ushqimeve rrisin rrezikun për kancer e depresion

Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë sugjerojnë se mikroplastika...

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet...

Katër persona janë prangosur sot gjatë një aksioni të hetuesve të krimeve ekonomike të zhvilluar në Gjakovë

Zyrtarët komunalë, u arrestuan nën dyshimin për vepren penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Ai është shprehur i befasuar me arrestimin e këtyre zyrtarëve komunalë.

Postimi i plotë:

Jam sinqerisht i befasuar me arrestimin e ish-kolegëve dhe kolegëve të mi. E shoh këtë arrestim si plotësisht të panevojshëm derisa kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim të kuptueshëm – si brenda institucionit, ashtu edhe në opinionin publik.

Jam i bindur në ndershmërinë dhe profesionalizmin e kolegëve dhe ish-kolegëve të mi. Prandaj, besoj se është e domosdoshme që Prokuroria të sqarojë qartë dhe publikisht për çfarë konkretisht po akuzohen ata – jo me terma të përgjithshëm si “shpërdorim detyre”, por me fakte konkrete. Qytetarët kanë të drejtë të informohen drejt, sidomos në një periudhë kaq të ndjeshme si kjo para zgjedhjeve.

Gjithmonë kam besuar dhe besoj në drejtësi. Por është detyrë edhe e organeve të drejtësisë që ta mbrojnë sistemin nga çfarëdo ndërhyrje që e cenon besimin e qytetarëve në vet atë sistem.

Të gjithë duhet t’i nënshtrohen sundimit të ligjit, e ligji duhet të jetë i drejtë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz