BallinaLajmeArmend Muja kërkon t’u ulen pagat deputetëve: Janë shumë të larta krahasuar...

Armend Muja kërkon t’u ulen pagat deputetëve: Janë shumë të larta krahasuar me standardin jetësor në Kosovë

Të ngjajshme

Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës është vrarë

Presidenti iranian Mazoud Pezeshkian ka konfirmuar se ministri i...

Prishet miqësia mes Selin dhe Mateos: Ke rënë brenda me këmbët e tua!

Miqësia mes Selin Bollatit dhe Mateos duket se është...

Fund dramatik i pjesës së parë, Barcelona prapë në epërsi ndaj Newcastle

Barcelona e ka rikthyer sërish epërsinë ndaj Newcastle në...

Familja e bllokuar nga bora shpëtohet në zonën neutrale të kufirit Kosovë–Mal i Zi

Gjatë ditës së sotme Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor...

28 minuta lojë, katër gola / Newcastle barazon rezultatin

Skuadra e Newcastle Unitedit ka barazuar rezultatin ndaj Barcelonës,...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar mbrëmë se pagat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, janë shumë të larta.

Këtë deklaratë, Muja e ka dhënë në kur është pyetur për kërkesat e sindikatave.

Sipas Mujës, në fillim të mandatit, ata i kanë propozuar edhe opozitës që ta adresesojnë këtë çështje, por që s’ka pranuar askush.

Me propozimin që paga minimale të jetë 250 euro, Muja thotë se paga e deputetit do të duhej të ishte 1250 euro.

“Unë mendoj që rrogat e deputetëve janë shumë të larta, krahasuar me standardin jetësor që e kemi dhe ideja ka qenë që në fillim të mandatit, ne i kemi thanë edhe opozitës a të fillojmë pra ta adresojmë ketë shqetësim, mas pari prej vetes. Hajde po fillojmë prej deputetëve. Merre krejt Evropën, rroga e deputetit është sa pesë herë mesatarisht rroga minimale, që i bjen rroga minimale që ne po propozojmë është 250 euro, që rrjedhimisht i bjen që rroga e deputetit do të duhej të ishte 1250 euro, jo aq e lartë. Dhe pastaj kur ta fillojmë prej vetit, kemi një autoritet moral që t’i dërgjojmë edhe të tjerët apo kërkesat tona na duken më të sinqerta. S’kanë pranu, s’pranon kërkush dhe për këtë arsye, ne duhet të kujdesemi, unë mendoj që duhet të vendoset rend, parim i meritokracisë dhe transparencës dhe për këtë arsye ka nevojë për një kudjes”, ka deklaruar Muja në T7.

Ndryshe, Sindikatat i kanë dhënë afat Qeverisë që deri në fund të muajit mars Ligji të shkojë për miratim në Kuvend, duke paralajmëruar greva dhe protesta, nëse një gjë e tillë nuk ndodh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz