BallinaLajmeArmëmbajtje pa leje në Dushkajë të Pejës, policia sekuestron pushkë dhe municion

Armëmbajtje pa leje në Dushkajë të Pejës, policia sekuestron pushkë dhe municion

Të ngjajshme

KFOR-i tërheq me sukses një mjet të pashpërthyer në Ferizaj

Në rrugën “Musli Sojeva” në Ferizaj, gjatë pasdites të...

​Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ritheksuar domosdoshmërinë e...

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, gjatë patrullimit policor në fshatin Dushkajë të Pejës.

Sipas tw policisw, njësia policore ka hasur në një të dyshuar Kosovar të dielë i cili kishte shtënë me pushkë gjahu.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me leje për gjueti, si dhe 16 fishekë. Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy gëzhoja.

Pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet nga organet kompetente.

“Dushkajë, Pejë / 25.01.2026 – 13:20. Njësia policore gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin kosovar i cili kishte shtënë me pushkë gjahu. I dyshuari është ndaluar dhe nga i njëjti është sekuestruar një pushkë e gjuetisë me leje për gjueti si dhe 16 fishekë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz