Armando Sadiku u transferua gjatë merkto së verës te klubi që militon në Kategorin e Parë të futbollit zvicerian, Bellinzona. Në duelin ndaj Lausanne Ouchy, sulmuesi elbasanas e bëri “sefete” me ekipin e ri.
Pas vetëm 33’ minutash lojë, Sadiku gjeti rrugën e rrjetës dhe zhbllokoi shifrat. Por një penallti në fundin e pjesës së parë për Lausanne Ouchy e hodhi në “erë” golin e shqiptarit, duke barazuar shifrat përkohësisht.
Madje në pjesë e dytë, vendasit përmbysën rezultatin, por në të 69’ minutë Vogt i vuri “kapak” ndeshjes në barazim, 2-2. Një fillim i mbarë për Sadikun. Ndeshja e radhës për Bellinzona do të jetë në datën 13 gusht ndaj Aarau, sërish në transfertë.