Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin
dp

Lexo edheCakolli për moscertifikimin e Ena Krasniqit: Përfaqësimi i komuniteteve jo-shumicë duhet të mbrohet nga instrumentalizimi

Ai tha se edhe sikur kjo të ndodh, Hajdari nuk i tradhton Albin Kurtin e Besnik Bislimin.
“Sa e pashë unë nga ju juristët, sepse unë nuk jam jurist, Rozeta mund t’i marrë deri në tetë vjet. Ta zëmë që Rozeta sot shkon tetë vjet në burg, e ka integritetin e fortë dhe nuk i qet as Besnik Bislimin, as Albin Kurtin”, tha ai.
Arifi u shpreh se Albin Kurti gëzohet kur ka afër vetes persona të tillë, që sipas tij, sakrifikohen për të.

Lexo edheCakolli për moscertifikimin e Ena Krasniqit: Përfaqësimi i komuniteteve jo-shumicë duhet të mbrohet nga instrumentalizimi
“Kurti gëzohet kur njerëzit sakrifikohen për të, Kurti gëzohet kur ka njerëz si kjo, sepse e ka kaluar edhe më herët. Rozeta është krenare që nuk e ka tradhtuar shefin e vet, por edhe prokurori gëzohet që e ka fituar rastin, e ka çuar dikë në burg tetë vjet. Por e vërteta është se këtu ka keqpërdorim masiv”, u shpreh ai në Rubikon.