back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArdon Jashari është futbollist i ri i Milanit, marrëveshja totale mes dy...

Ardon Jashari është futbollist i ri i Milanit, marrëveshja totale mes dy klubeve

Të ngjajshme

Përditësohen të dhënat, pritjet mbi një orë në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat. Pikët...

Detaje nga vrasja në Vaun e Dejës, kush është viktima

Personi i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së...

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit tha për Radion Evropa e...

AC Milan dhe Club Brugge kanë gjetur më në fund gjuhën e përbashkët për transferimin e mesfushorit shqiptar Ardon Jashari. Pas afro dy muajsh negociatash, marrëveshja është arritur dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti, sapo të dakordësohen detajet e fundit të pagesës.

Jashari, i lindur në vitin 2002, ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, që e mban të lidhur me kuqezinjtë deri në qershor të vitit 2030. Ai do të përfitojë 2.5 milionë euro neto në sezon, duke hyrë menjëherë mes mesfushorëve më të paguar të brezit të tij te Milan.

Sipas Calciomercato.com, marrëveshja u mbyll në të njëjtën ditë kur u prezantua edhe legjenda kroate Luka Modric, i cili iu bashkua Milanit si transfer i lirë nga Real Madridi.

Drejtori sportiv Igli Tare ka negociuar një çmim prej 33.5 milionë euro për kartonin e Jasharit, me 4.5 milionë euro bonuse të përfshira në marrëveshje – duke e çuar totalin në 38 milionë euro. Kjo e bën Jasharin një nga blerjet më të shtrenjta të verës për Milanin.

- Advertisement -

Të Fundit