Është sjellë edhe njëherë në vëmendje, kur nëntë vite më parë, Kuvendi i Kosovës ishte sulmuar me zollë.
Rreth kësaj ka shkruar gazetari, Lirim Mehmetaj, i cili e kujton datën 4 gusht të vitit 2016, ku pak pas orës 23:00, dy persona, kishin goditur me predhë anti-tank Kuvendin.
Sipas Mehmetaj, ky sulm kishte qenë i orkestruar nga Lëvizja Vetëvendosje, teksa thotë se për këtë në vend se VV-ja të përjashtohej nga skena politike në Kosovë, ajo u ngrit duke u bërë partia më e madhe në vend. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
9 vjet prejse Kuvendi i Kosovës u sulmua me zollë…
Si sot, me 4 gusht të vitit 2016, pak pas orës 23:00, dy veta, të instruktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, goditën me predhë anti-tank Kuvendin.
Ikën me shpejtësi dhe motorin me të cilin sulmuan e dogjën tek nënstacioni i Energjisë Elektrike në Taukbahqe.
Sulmi ishte orkestruar në detaje nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pjesë e organizatorëve ishte edhe Astrit Dehari, tashmë i vdekur.
Ai kishte marrë pjesë në blerjen e motorit me të cilin u krye sulmi.
Jo vetëm këto, por edhe të gjitha detajet tjera organet e rendit në Kosovë i dinë.
Për çudinë e gjithkujt, ai moment, në vend se ta përjashtonte krejtësisht Vetëvendosjen nga skena politike në Kosovë, e katapultoi në atë që është sot: Partia më e madhe në vend.
Mosvendosja e drejtësisë për sulmin në Kuvendin e Kosovës është kërthiza e problemeve që kemi sot.
Derisa nuk marrin dënimin e merituar secili prej atyre që u përfshinë në këtë sulm terrorist, Kosova nuk sheh dot dritë.
E dritë duhet të ketë. Me çdo çmim.
P.S
Foto nga nata e 4 gushtit 2016
Like this:
Like Loading...