Arbërie Nagavci: Nga e hëna rifillon mësimi parauniversitar në Kosovë – Pa kufizime për pjesëmarrje fizike
BILLI

Lexo edheGani Geci publikon një letër që pretendon se iu dërgua nga Hashim Thaçi

Këtë e ka konfirmuar edhe ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.
Tutje, ajo shtoi se ky vendim erdhi si bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, , IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë.Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.
Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore.
Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë.

Lexo edheGani Geci publikon një letër që pretendon se iu dërgua nga Hashim Thaçi
Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtuj vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve.
Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.
Shëndet e suksese!