BallinaLajmeGani Geci publikon një letër që pretendon se iu dërgua nga Hashim...

Gani Geci publikon një letër që pretendon se iu dërgua nga Hashim Thaçi

Të ngjajshme

Zyra për kategoritë e dala nga lufta, Hoti tregon çfarë shërbime do të kryej

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, sot është miratuar...

Shokon aktorja 70-vjeçare: “Dua lidhje veç për një natë”

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg nuk ngurron të shprehë mendimin...

75 vjet burg dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues  ndaj...

Kurti i zhvendos nga zyra e tij kategoritë e dala nga lufta, i çon në ministrinë e re

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e...

Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, një letër që, sipas tij, është dërguar nga ish-presidenti Hashim Thaçi në emër të ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së për komunikatën nr.59.

Sipas Gecit, kjo letër është shkruar më 27 dhjetor të vitit 2018.

“Kjo komunikatë për shtyp është e shkruar me datën 27.12.2018 ndersa me datën 11 shkurt 2019 Hashim Thaçi më ka kërkuar edhe ndjesë publike përmes Radio Televizionit të Kosovës-RTK.

Në ketë komunikatë për shtyp vetë anëtarët e pranojnë se për 20 vite kam qenë i lëndar moralisht,shpirtërisht unë dhe familja ime ndersa une kam qenë edhe fizikisht i plagosur”, ka shkruar Geci.

Të dashur miq, dua ta bëjë publike një Komunikatë për Shtyp dërguar nga Hashim Thaçi në emër të ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilët ndiejnë keqardhje që nuk janë distancuar dhe nuk më kanë kërkuar falje më herët për Komunikatën nr.59.

Kjo komunikatë për shtyp është e shkruar me datën 27.12.2018 ndersa me datën 11 shkurt 2019 Hashim Thaçi më ka kërkuar edhe ndjesë publike përmes Radio Televizionit të Kosovës-RTK.

Në ketë komunikatë për shtyp vetë anëtarët e pranojnë se për 20 vite kam qenë i lëndar moralisht,shpirtërisht unë dhe familja ime ndersa une kam qenë edhe fizikisht i plagosur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz