Arbër Prekazi rikthehet te Feronikeli ’74 pas aventurës me Malishevën
dp

Lexo edheGjashtë ushtarë të FSK-së përfundojnë me sukses kursin për forcat speciale

Qendërmbrojtësi i mirënjohur kosovar, Arbër Prekazi është rikthyer te Feronikeli ’74, pas një aventure me Malishevën.
Ai u rikthye te Nikli, pas dy viteve të kaluara te Malisheva, me të cilën dy herë u paraqit edhe në garat evropiane.
Prekazi rikthehet në Drenas, pasi gjatë periudhës së parë kishte luajtur për klubin e Niklit për dy sezone e gjysmë, nga vera e vitit 2017 deri më janar 2020, kur u transferua te Ballkani.
Gjatë karrierës së tij, Prekazi ka luajtur për disa klube të njohura në Kosovë, si Gjilani, Besa e Pejës, Hajvalia, Vushtrria, Trepça, Trepça ’89 e KEK-u.

Lexo edheGjashtë ushtarë të FSK-së përfundojnë me sukses kursin për forcat speciale
Në karrierën e tij, Prekazi e ka fituar tri herë Superligën e Kosovës dhe dy herë Kupën e Kosovës./GazetaExpress/