BallinaLajmeArben Gashi tregon arsyet e humbjes së LDK-së në Podujevë, flet edhe...

Arben Gashi tregon arsyet e humbjes së LDK-së në Podujevë, flet edhe për Agim Veliun

Të ngjajshme

“Përqindjen qysh e ki”, si arsyetohet Mehemtaj kur ballafaqohet me audio-incizimet

Komuna e Prishtinës, në vitin 2013, kishte marrë vendim...

Nisin punimet në rrugën rajonale Mushtisht-Delloc

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Irani planifikon mekanizëm të ri për tarifa tranziti në Ngushticën e Hormuzit

Irani ka hartuar një mekanizëm për të rregulluar trafikun...

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të strukturave të partisë në selinë e këtij subjekti politik. Ai e ka komentuar edhe humbjen në zgjedhjet e djeshme në Podujevë.

Gashi është pyetur edhe nëse është zbehur fuqia e Agim Veliut në parti pas kësaj humbje, ndërsa ka thënë se ai vazhdon t’i mbajë pozitat e njëjta, raporton Gazeta Express.

“Nuk di çka konsiderojmë zbehje të fuqisë politike. Z. Veliu vazhdon t’i mbajë të njëjtat pozicione politike që i ka pasë”, tha Gashi.

Shefi i GP të LDK-së paraprakisht tha se ka dy arsye për rezultatin e keq në këto zgjedhje.

“Është rezultat i gjendjes së shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe rezultat i një situate kur kemi një shkëputje të njërit nga kandidatët e LDK-së dhe kjo ka ndikuar që të ketë njëfarë pakënaqësie”, tha Gashi. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz