Ka nisur seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, raporton Front Online.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se me veprimet e tij që i bëri Kryeministri Kurti ka vendosur që ta rrënojë bazën politike.
“Kryeministri Kurti ka vendosur të rrënojë bazën politike në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë, Kryeministri dhe Presidenti kanë gjetur të luftojnë njëri-tjetrin duke keqpërdorur detyrën zyrtare”, tha Gashi, raporton Front Online.
Ai tha se në luftën politike Kurti me Presidentin po tentojnë të tregojnë pushtetin.
Gashi tha se kjo Qeveri erdhi në pushtet për një momentum të ri, ndërsa Kryeministri Kurti përmes mosveprimit në raport me partnerin ka pamundësuar që të vazhdohet kjo Qeveri.
Ai tha se Kurti shkaktoi edhe krizë të brendshme politike, përveç që kundërshtoi tarifën dhe lëkundi raportet me SHBA-në, dhe shkarkoi pa kurrfarë baze ministrin Agim Veliu.
Gashi ka ftuar partitë e tjera politike që të votojnë këtë mocion./Front Online/