Arabët zbresin Apple nga froni, shtatë kompanitë më fitimprurëse në botë
BILLI

Lexo edheShitet fshati për 150 mijë euro

Apple ka qenë prej vitesh kompania më fitimprurëse në botë. Por, stafetën e ka marrë kompania shtetërore e naftës në Arabinë Saudite, “Saudi Aramco”, e cila është duke u përgatitur të futet në bursë.
Kompania u detyrua të publikojë të dhënat financiare, të cilat u vlerësuan nga Moody. Fitimet e Saudi Aramco llogariten në 111.1 miliardë $ në 2018.
Në fakt, fitimi i saj neto sipas Bloomberg është i barabartë me të ardhurat e Apple, kompanisë mëmë Google Alphabet dhe Exxon Mobil së bashku. Që nga vitet 1970 kur kompania u shtetëzuara, bilancet e saj ekonomike mbaheshin sekret.

Lexo edheShitet fshati për 150 mijë euro
Fitimet e një kompanie janë të detyrueshme të publikohen vetëm kur ajo operon në bursë. “Saudi Aramco” ishte parashikuar të futej në bursë vitin e kaluar, por është shtyrë për vitin 2021.