Aprovohet kërkesa, Konjufca thotë se deputeti i VV’së i doli në krah PAN’it
Nga Lëvizja Vetëvendosje, pas takimit që e mbajtën shefat e Grupeve Parlamentare, Glauk Konjufca tha se kryesuesi, që është gjithashtu deputet i VV’së, Adem Mikullovci, ka marrë vendim në favor të PAN’it. Vendimi ishte që të mërkurën të ketë edhe një konsultë dhe të vendoset për seancën e re, kërkesë kjo që ishte parashtruar nga PAN gjatë mbledhjes.
Kryesia ka vendosur që të mërkurën në orën 10:00, ta mbajnë një mbledhje për caktimin e seancës së re, nën udhëheqjen e Adem Mikullovcit, raporton Express.
“Kryesuesi mori vendim në favor të PAN’it që të mërkurën të këtë edhe një konsultë dhe të vendoset për seancë”, tha Konjufca.
Lexo edheHoxhaj: Shihemi të mërkuren e ardhshme
Koalicioni PAN kishte vënë dy kushte, atë votimin e kryetarit dhe kryeministrit në të njejtën seancë dhe kërkoi mbajtjen e një takimi tjetër, të mërkurën në orën 10:00, e cila tashmë u aprovua nga Kryesia.














