back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeApostolova: Vetëvendosje është partia më transparente në Kosovë

Apostolova: Vetëvendosje është partia më transparente në Kosovë

Të ngjajshme

Mungesa e transparencës së partive politike mbetet shqetësim për Apostolovën, shefe e Zyrës së BE-së për Kosovë.

Në një intervistë për Rubikon të KTV-së ajo ka përmendur zgjedhjet e nivelit lokal, të fundit në Drenas, transmeton Koha.net.

Sipas saj, deri tash vetëm një parti politike e ka bërë këtë, e ajo është Lëvizja “Vetëvendosje”.

Na mungojnë publikimet e raporteve financiare të partive në uebfaqet e tyre. Këtë çdo parti mund ta bëjë menjëherë. Vetëm njëra e ka bërë”, ka thënë ajo.

“Po ashtu duhet të kenë ekspertizë dhe auditim përkatës në këto pasqyra financiare. Kjo është gjë e kushtueshme. Prandaj përpjekjet dhe veprimet e javës që shkoi i kisha pikërisht për këtë”, shtoi tutje Apostolova.

Apostolova theksoi se kjo cështje nuk është risi pasi që pas luftës janë bërë raporte mbi këtë fushë dhe nuk ka ndonjë përparim.

“Duhet të sqarohet besueshmëria e partive, përgjegjësia ndaj votuesve, çka të detyron të japësh llogari. Publikimi dhe transparenca e pasqyrave financiare të bëjnë më të fuqishëm. Këtë mesazh ia kam përcjellë edhe Kuvendit disa herë”, përfundoi ajo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz