back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeANP “Adem Jashari” zvogëlon nivelin e karbonit të emetuar për 23%

ANP “Adem Jashari” zvogëlon nivelin e karbonit të emetuar për 23%

Të ngjajshme

Zhvillimi i praktikave të mira mjedisore me qëllim të mbrojtjes së
ambientit mbetet një ndër sfidat më të vështira në industrinë e aviacionit. Duke qenë të vetëdijshëm
për impaktin e korporatave në mjedisin ku operojnë, kompania Limak që menaxhon ANP “Adem
Jashari” tashmë për disa vite është duke implementuar programe menaxhuese që kanë ndikuar në
zvogëlimin e emetimit të dioksidit të karbonit. Për më tepër, ANP “Adem Jashari” ka thelluar
bashkëpunimin me partnerët e tjerë duke i nxitur që të jenë pjesë e këtyre programeve në mënyrë që të
gjithë së bashku të kontribojnë për një mjedis sa më të pastër.
Si rezultat, Akreditimi i Karbonit në Aeroporte ka akredituar ANP “Adem Jashari” në nivelin e
tretë(Optimizimi), për menaxhimin e suksesshëm të gazrave serë. Me anë të këtyre politikave të
favorshme mjedisore, është arritur që niveli i karbonit për udhëtar të ulet për 23%(tonCO2/udhëtar),
ndërkaq në total është arritur që të reduktohet për 6% (tonCO2). Ngritja e ANP “Adem Jashari” në
nivelin e tretë të këtij programi e vendosë atë në mesin e 19 aeroporteve anëtare nga 10 vende të
ndryshme të Evropës.
Akreditimi i Karbonit në Aeroporte është program i cili administrohet nga kompania ndërkombëtare
këshilluese WSP | Parsons Brinckerhoff, të caktuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në
Evropë i cili përfaqëson rreth 500 aeroporte nga 45 vende Evropiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz