BallinaSportAnkohen tifozët e Feronikelit ’74: Na larguan nga stadiumi pasi kërkuam pagat...

Ankohen tifozët e Feronikelit ’74: Na larguan nga stadiumi pasi kërkuam pagat për lojtarët

Të ngjajshme

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Në ndeshjen Feronikeli ’74 – Vëllaznimi në Ligën e Parë të Kosovës, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Tifozët e Feronikelit ’74 kanë bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke thënë se janë përzënë nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” pasi u ankuan në të mirë të lojtarëve.

Ata thonë se u larguan me zor shkaku se kërkuan pagat për lojtarët, të cilat sipas tyre lojtarët nuk i marrin që tre muaj.

“U larguam me zor nga shkallët e stadiumit nga ata që s’duhet të na ndalin kurrë.

Në 15 minutat e para u ngritëm në këmbë për lojtarët tanë, që prej tre muajsh po luftojnë pa u paguar. Kur hymë në stadium dhe po e vendosnim transparencën tonë, Policia e Kosovës bashkë me delegatët vendosën të na nxjerrin jashtë, duke u fshehur pas justifikimit të mjeteve piroteknike.

Ne nuk frikësohemi. Ne nuk ndalemi. Ne jemi zëri i këtij klubi.

Forca Nikli – luftojmë bashkë, në tribuna e në fushë!”, shkruajnë tifozët e Niklit./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz