Anita rrëfen momentin kur Ramushin e dërguan në Hagë

Momenti i arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shënjuar jetën e bashkëshortes së tij, Anita Muçajt, që kujton mes emocionesh periudhën e vështirë.
Në një intervistë në “S’e Luan Topi”, Anita kujtoi se e mësoi lajmin për dorëheqjen e Haradinajt nga drejtimi i qeverisë, përmes televizionit.
“Duke u marrë me djalin, nuk i kisha ndjekur lajmet dhe e kisha lënë me një shoqe për të dalë për drekë. Ndërkohë, shoh në televizor që Ramushi dha dorëheqjen. Nuk e besova, mora producentin e lajmeve ku punoja, i thashë a jam unë sonte në lajme. Më tha ‘në orar po, por nuk ka nevojë të vish’. Aty e kuptova që ishte e vërtetë”.
Rruga drejt Hagës dhe dorëzimit i Haradinajt te autoritetet ishte një traumë e madhe për Anitën.

Lexo edheDigjet një pjesë e malit në Mitrovicë, buzë kodrës së emblemës ‘UÇK’
“U nisëm më pas drejt Hagës. Kur shkuam atje, nga një përcjellje me makina të kryeministrit, futet një shtet të të vërë prangat, është e dhimbshme. Aty nisa të qaj”.
Kjo periudhë, kujton ajo, ishte edhe më e vështirë pasi mësoi se e ëma vuante nga kanceri dhe duhet të bënte një ndërhyrje të ndërlikuar.
“Po atë ditë, kisha përcjellë edhe mamin në spital, sepse ishte e sëmurë me kancer dhe të nesërmen do hynte në operacion”.














