BallinaLajmeAnëtari i kryesisë së Vetëvendosjes: Isa Mustafa po kërkon koalicion me PDK’në

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes: Isa Mustafa po kërkon koalicion me PDK’në

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha ka deklaruar se kreu i LDK-së, Isa Mustafa po kërkon me cdo kusht koalicion me PDK-në, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxha ka thënë se për këtë arsye janë duke kërkuar presidentin, si dhe kryeparlamentarin.

“Logjika e LDK-së është si e atij tipit që bërtiste ngado se i kishin humbur 10 milionë dollarë. Kur e pyetën se ku i gjeti tërë ato parà, u përgjigj thjesht: “Nuk ka rëndësi ku i gjeta, e rëndësishme është që i humba”. Por të gjithë e dinin të vërtetën, ai nuk e kishte patur kurrë një shumë të tillë. Dhe të gjithë e dinë mirë se kur nuk ke asgjë mund të thuash se ke humbur miliardat. Kryesia e LDK-së kërkon të këtë atë që nuk e ka patur kurrë. Dhe Lëvizja, kësi kryesie ia jep edhe këtë”, deklaron ai.

Tutje, Hoxha thotë se ata po kërkojnë edhe postin e kryeparlamentarit, të cilin e kanë votuar vetë.

“Kjo kryesi, si në historinë e tipit që ka humbur milionat që nuk i ka patur, mendon ende se është partia më e madhe që në fakt nuk është, mendon ende se ka kokat më të ditura, tashmë të gjithë në të shkuarën, sepse në të tashmen ka Lutën dhe Agimin. Pra, mund të kërkojë edhe postin e kryeparlamentarit që vetë e votoi. Adoleshentë të plakur, apo pleq të kapur nga e rinia e tyre e gabuar? Kjo nuk është dilema ime, por e atyre që votojnë për ta”, shton ai./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz